Basha, thirrje protestuesve: Mos prekni asnjë polic, kam punuar me ta kundër krimit

Basha, thirrje protestuesve: Mos prekni asnjë polic, kam punuar me ta kundër krimit
Lideri demokrat mbajti një fjalë entuziaste sonte para kryeministrisë duke siguruar të pranishmit se sipas tij qeverisë i ka ardhur fundi dhe se sheiku i Surrelit siç e cilësoi ai Edi Ramën e ka fundin e afërt si kryeministër.

Më tej z.Basha i bëri thirrje protestuesve që mos konfrontohen me forcat policore.

"Mos prekni asnjë efektiv policie, ata nuk e thonë por e mendojnë si ne thirrjen Rama ik.

Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë officer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë oficer policie. Vëllezër dhe motra, mos i prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë i njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon: Rama Ik".

Në vijim z.Basha tha: "Gjithë shqiptarët janë bashkuar në asamblenë e paparë dhe të padëgjuar më parë të lirisë e demokracisë.

Qytetarë nga e Tirana dhe e gjithë Shqipëria që keni vërshuar në këtë bashkim të paparë asnjëherë, të fuqisë popullore, që jeni mbledhur dhe kemni derdhur në këtë shesh këtë energji, këtë vendosmëri, këtë shpresë të pandalshme, mirë se keni ardhur.

Dua të ju shpreh sot mirënjohjen time, por në fakt kam nderin dhe privilegjin, t;ju shpreh mirënjohjen në emër të çdo vogëlushi shqiptar, në emër të të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, për këtë asamble të paparë dhe të padëgjuar të lirisë e të demokracisë, të mbledhur, të vendosur, kaq të prerë e të qartë në kushtrimin tuaj që sonte ushton për ta dëgjuar e gjithë bota:

Rama ik!

Gjithë sheshi thërret: Rama ik

Bashkë me rininë janë edhe profësorët, akademikët, elita e këtij vendi, të cilët janë trajtuar prej Edi Ramës si armiq të vërtetë, vetëm e vetëm se janë armiq të injorancës, janë armiq të autokracisë orientale, sepse janë të dashuruar me dijen, sepse duan që dija ta çojë rininë dhe këtë komb përpara drejt Evropës, sepse nuk e mbyllin gojën, sepse nuk e ulin kokën, ndaj persekutohen, dhunohen, shantazhohen, pushohen nga puna. Ndaj në këtë vend, si në asnjë vend të Evropës, as të Azisë, as të Afrikës, 30 vite pas shembjes së komunizmit, Edi Rama asgjëson akademinë e shkencave dhe kthen karikaturën e diktaturës në krye të Akademisë së Shkencave, njësoj si në krye të Kuvendit, sepse ai vetë është një karikaturë e diktaturës, që s’ka asgjë të përbashkët me intelektin, asgjë të përbashkët me shkencën, me artin me dijen. Ndaj sot, ushton nga ky shesh në emër të çdo pedagogu dhe elitës së kombit, ushton thirrja “Rama ik”.

loading...
loading...