Basha në protestë: Rama po e dëgjon zërin tuaj nga bunkeri ku është fshehur

Basha në protestë: Rama po e dëgjon zërin tuaj nga bunkeri ku është fshehur
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e nisi fjalën e tij në protestën e shtatë kombëtare të opozitës, duke iu drejtuar të pranishmëve si “asambleja e padëgjuar e lirisë dhe demokracisë”.

Ai u shpreh edhe njëherë se qeveria drejtohet nga një kryebandit.

“Keni vërshuar në këtë bashkim të paparë asnjëherë. Jeni mbledhur dhe keni derdhur në këtë shesh këtë energji, shpresë. Asamble e padëgjuar e lirisë dhe demokracisë. Kaq të prerë dhe të qartë në kushtrimin tuaj, që sonte ushton për ta dëgjuar e gjithë bota.

Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të shtypur, të dhunuar, të nëpërkëmbur, të mashtruar, të tradhtuar, nga një bandë kriminale dhe nga një kryebandit që ka hyrë në histori si hajduti më i madh i të gjitha kohërave.

Le ta dëgjojë zërin tuaj nga bunkeri ku është fshehur. Sot, ende nëpër Shqipëri kufoma politike më e urryer që nga diktatura u kap duke vjedhur vota bashkë me kriminelët”.

loading...
loading...