Aty ku Ronaldo është me pushime, ka festë për kamarierët (Foto)

Aty ku Ronaldo është me pushime, ka festë për kamarierët (Foto)
Cristiano Ronaldo, e dashura e tij, Georgina Rodriguez, dhe fëmijët po shijojnë pushimet në Sait Tropez, Francë.

Ronaldo ka treguar muskujt, gjatë këtyre pushimeve, para se t’i bashkohet Juves për sezonin e ri.

Ata janë fotografuar në bordin e jahtit luksoz.

Georgina vuri në pah format e saj bombastike ndërsa Cristiano trupin e tonifikuar.

Duket se çifti po kalon momente mjaft relaksuese në det.

Ndërkohë, kudo që shkon Ronaldo, ka “festë” për kamarierët. Mediat raportojnë se Ronaldo është shumë dorëlëshuar dhe minimumi lëshon bakshish sa rroga mujore e një kamerieri.

Ronaldo bëri bujë një vit më parë në Greqi, ku qëndroi gati një javë dhe pasi i pëlqeu shërbimi, i dha plot 20 mijë euro bakshish kamerierit.

loading...
loading...