Aksident tragjik në Itali, vajza e dehur përplas për vdekje dy 20-vjeçarët shqiptarë (emrat)

Aksident tragjik në Itali, vajza e dehur përplas për vdekje dy 20-vjeçarët shqiptarë (emrat)
Dy të rinj shqiptarë 20-vjeçarë kanë humbur jetën mbëmjen e shkuar në Piacenza të italisë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Viktimat janë Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, 20 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm para diskotekës Village në Piacenza.

Një makinë tip Renault e drejtuar nga një 30 vjeçare italiane i ka aksidentuar për vdekje 2 të rinjtë shqiptarë, të cilët po ecnin buzë rrugës.

30 vjeçarja italiane ka rezultuar e dehur me një nivel alkooli 4 herë më të lartë se sa norma e lejuar.

Ndaj saj është lëshuar urdhri i arrestit me akuzën e vrasjes së qëllimshme rrugore.

 

loading...
loading...