Zogu më i rrezikshëm në botë mbyt pronarin me kthetra, familjarët do të vendosin për fatin e shpendit-vrasës

Zogu më i rrezikshëm në botë mbyt pronarin me kthetra, familjarët do të vendosin për fatin e shpendit-vrasës
I bukur dhe ekzotik, zogu i llojit Cassowary është konsideruar si shpendi më vdekjeprurës në botë për shkak të një serie vrasjesh në vende të ndryshme të botës.

Dhe ka goditur sërish.

Viktima e radhës është pronari i një koleksioni të zogjve në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Marvin Hajos.

Ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të shkaktuara nga kthetrat e zogut.

Mbetet mister mënyra se si ndodhi incidenti i rëndë, pasi autoritetet e gjetën zogun të mbyllur në kafaz.

Tashmë do të jenë familjarët e viktimës që do t’i bëjnë “gjyqin” zogut-vrasës dhe do të vendosin për fatin e tij. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...