Zaev: I pakënaqur me rezultatin, do kemi ndryshime në parti dhe qeveri

Zaev: I pakënaqur me rezultatin, do kemi ndryshime në parti dhe qeveri
 

Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev, pavarësisht fitores të kandidatit të saj, Stevo Pendarovski në zgjedhjet presidenciale, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin qeveritar, por edhe në organet e partisë.

Vetë kryeministri Zaev, ka bërë me dije se nuk është i kënaqur nga rezultati në zgjedhjet presidenciale, pasi partia që ai drejton, tek elektorati maqedonas ka shënuar humbje, ndërsa votat e shqiptarëve ishin vendimtare në fitoren e Stevo Pendarovskit, për president të Maqedonisë së Veriut.

 

Zaev pas përfundimit të zgjedhjeve ka deklaruar: “Nga këto zgjedhje, të gjithë duhet të nxjerrim mësim. Ne kemi marr mesazhin se disa persona nga radhët tona duhet të ulen në tokë dhe të gjithë të punojmë maksimalisht për realizimin e premtimeve tona për jetë më të mirë…Reforma apo fshesë do të ketë, përfshirë ministrat, drejtorët, por edhe në vet drejtimin e partisë. Disa zyrtarë e bashkëpartiakë u dëshmua se nuk janë në kondicion për të vazhduar punën”,