Tymuese dhe bojëra, sulmohet ambasada amerikane në Athinë

Tymuese dhe bojëra, sulmohet ambasada amerikane në Athinë
Ambasada amerikane në Athoinë është sulmuar gjatë natës me tymuese dhe është ndotur me bojëra.

Sulmi është kryer rreth orës 04:00 të mëngjesit nga anarkistët e grupit “Ruvikona”, të cilët kanë organizuar të tilla aksione edhe në muajt e kaluar.

Anarkistët kanë organizuar edhe disa protesta, duke kërkuar t’i jepet leje për të dalë nga burgu një terroristi të dënuar për disa akte terroriste, Dhimitris Kufondindas.

Anëtari i organizatës “17 Nëntori” është dënuiar mes të tjerave edhe për vrasje dhe atentate.

Ambasadori amerikan Jeffrey Pyatt e ka konsideruar sulmin e mbrëmshëm si një akt vandalësh dhe të dënueshëm nga ligji.

Sipas tij, dëmtimi i pasurisë nuk mund të cilësohet si një protestë paqësore. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...