Trajneri kroat i Udinezes, Igor Tudor, u shpreh se u detyrua të linte futbollin më herët për shkak të dëmtimeve.
Sa i përket trajnerit të Kombëtares kuqezi, Edy Reja, Tudor ka gjetur rastin të falënderonte trajnerin e Shqipërisë, duke u shprehur se pa të, sot mund të merrej me turizëm.
“E ndërpreva futbollin, për shkak të dëmtimeve të shumta. Më pas, Edy Reja më mori te Hajduk Split si asistentin e tij. Aty nisa të kuptoja rëndësinë e trajnerit. Sot duhet të falënderoj Reja, pasi pa atë besoj se me shumë mundësi do të isha sipërmarrës turistik në Hvar, vendlindjen time.”