TRAGJEDI NË ZVICËR/ Ky është vogëlushi shqiptar që u gjet i mbytur në liqenin e hidrocentralit, u zhduk duke luajtur në park

TRAGJEDI NË ZVICËR/ Ky është vogëlushi shqiptar që u gjet i mbytur në liqenin e hidrocentralit, u zhduk duke luajtur në park
Tragjedia ka goditur një familje shqiptare me banim në Aare të Zvicrës.

Trupi pa jetë i vogëlushit 4-vjeçar Zenel M. Është gjetur pa jetë në liqenin e hidrocentralit të Villnachernit.

Fëmija ishte zhdukur një ditë më parë, ndërsa luante në park, im shoqëruar nga nëna e tij, Burbuqja.

Babai i djalit, Osman M. Ka lëshuar alarmin dhe kanë nisur që një ditë më parë kërkimet, duke përdorur edhe një helikopter.

Vetëm pasditen e sotme trupi i vogëlushit u nxor nga ujërat e liqenit, ku e kishte sjellë lumi i fryrë nga shirat e dy ditëve të fundit.

Mësohet se vogëlushi i ka shpëtuar kontrollit të nënës dhe ka rrëshqitur në lumë.

Mediat zvicerane raportojnë se vogëlushi është mbytur në ujë ndërsa ngjarja llogaritet të jetë aksidentale.

Familja e vogëlushit është me origjinë nga Kosova dhe është shpërngulur në Zvicër për një jetë më të mirë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...