RECETA GATIMI/ Supë me panxhar dhe hudhër

RECETA GATIMI/ Supë me panxhar dhe hudhër
Supë me panxhar dhe hudhër

Përbërësit:

6 panxharë

1 hudhër

6 lugë vaj

2 karota

2 qepë

majdanoz

1 litër ujë

verë e kuqe

kripë, piper.

Si ta gatuajmë:

Ngroheni furrën.

Ndajini panxharët në gjysmë dhe bashkojini me thelpinjtë e hudhrës.

Spërkatini me 3 lugë vaj ulliri dhe më pas mbështillini së bashku.

Paketën e perimeve vendoseni në furrë për t’u pjekur për një orë.

Në një tenxhere, kaurdisni qepët e grira dhe karotat me 3 lugët e mbetura të vajit.

Kur panxhari dhe hudhrat të jenë pjekur, hiqini nga furra dhe lërini të ftohen.

Pas ftohjes, shtrydhini hudhrat në mënyrë që të dalin lehtë nga lëkura dhe bashkë me panxharët hidhini në tenxhere ku keni kaurdisur qepët dhe karotat.

Shtoni ujin dhe lërini të ziejnë së bashku.

Uleni temperaturën, shtoni verën, majdanozin dhe më pas zijeni për 10-15 minuta.

Të gjithë përbërësit e supës hidhini në një mikser, shtoni kripë dhe piper dhe përziejini së bashku deri sa të transformohen në një masë kremoze.

Servireni të ngrohtë me pak kos sipër sipas preferencës.

loading...
loading...