RECETA GATIMI/ Supë me gështenja e majdanoz

RECETA GATIMI/ Supë me gështenja e majdanoz
Përbërja:

2 lugë me gjalpë

1 qepë e mesme

1 kërcell selino

1 karrotë e grirë

1 thelb hudhër

kripë, supë pule

gështenja të pjekura

1/2 krem qumështi

2 gota tule buke

1/2 lugë shafran

vaj, majdanoz

pak miell misri.

Përgatitja:

Shkrini gjalpin në një tigan. Shtoni qepë, selino, karrota, hudhra dhe kripë. Shto supë pule, 2 gota ujë. Lërini të vlojnë. Hidhini gështenjat në tigan dhe ziejini derisa perimet të jenë të buta për gati 10 minuta.  Hidheni supën në një blender derisa të bëhet në forme kremi. Me pas hidheni përsëri në tigan.  Shtoni kripë. Shkrijmë gjalpë në një tigan tjetër të mesëm me ngrohje te mesme. Shtoni bukën dhe gatuajeni. Shtoni shafranin dhe majdanozin, lëreni rreth 2 minuta më shumë. I transferojmë në një tas, i lëmë të ftohen dhe i hedhim të gjithë përbërësit në një blender për të formuar një masë homogjene.

loading...
loading...