Sollaku kërkoi pafajësi, gjykata dënon me 10 vite burg Klemend Balilin

Sollaku kërkoi pafajësi, gjykata dënon me 10 vite burg Klemend Balilin

Sot, Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 10 vite burg Klemend Balilin, i njohur edhe si "Eskobari i Ballkanit".

Realisht për të u vendose dënimi me 15 vite për trafikim të narkotikëve, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi 5 vite ulje dënim.

Në seancën e sotme u lexua mbrojtja, ku avokati Theodhori Sollaku kërkoi pafajësi për Balilin.

Sipas avokatit akuzat ndaj Balilit janë të pabaza dhe nuk mbështeten në prova

Në total Prokuroria kërkoi 18 vite burg për 4 akuza, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me një të tretën duke kërkuar përfundimisht 12 vite burg.