“Siemens” lë pa punë 10 000 punonjës

“Siemens” lë pa punë 10 000 punonjës

“Siemens” prodhuesi gjigand gjerman i pajisjeve industriale njoftoi se do të shfuqizojë rreth 10,000 vende pune si pjesë e një ristrukturimi të madh të veprimtarive të tij, që do të përfshijë ndarjen e operacioneve në fushën e naftës, gazit dhe energjisë elektrike, si dhe krijimin e zonave të reja të rritjes.Kompania tha se do të ndante departamentin e saj që prodhon turbinat për energji elektrike në një kompani të pavarur për të rritur lirinë e sipërmarrjes së asaj dege, ndërsa në operacionet e mbetura do të kryhet procesi i shkurtimit të kostos.