Shkup, sindikatat protestojnë për gjendjen ekonomike

Shkup, sindikatat protestojnë për gjendjen ekonomike

Sot në Shkup, të pakënaqur me gjendjen ekonomike, pagat e ulëta, çmimet e larta, e kërkesa tjera për sigurimin e kushteve elementare për një jetë normale, nën organizimin e organizatave sindikale janë mbajtur protestat tradicionale me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.

Por, pavarësisht se kanë kërkesa thuajse të njëjta, sindikatat nuk kanë arritur të mbajnë një protestë të vetme. Lidhja e sindikatave, konfederata e sindikatave të lira, sindikata e punonjësve mediatikë, ajo e diplomatëve, e punonjësve të kulturës, sindikata e pavarur akademike, kanë organizuar protesta të veçanta të shprehjes së pakënaqësisë, ndërsa si destinacion të fundit kishin Qeverinë ku edhe janë prezantuar kërkesat për përmirësimin e gjendjes së punëtorëve, me theks të veçantë rritjen e pagave