RECETA GATIMI/ Supë turke

RECETA GATIMI/ Supë turke
Përbërësit:

2 lugë miell

1 kokërr vezë

½ filxhan oriz,

1 filxhan kos

5 filxhan ujë

koncentrat pule

pak ujë i nxehtë

3 lugë me gjalpë

1 lugë nane e thatë

kripë edhe piper.

 

Përgatitja:

Gatuajmë orizin në një gotë ujë të nxehtë dhe e heqim mënjanë. Shkrijmë 3 lugë gjalpë në një tenxhere dhe trazojmë miellin. E trazojmë në zjarr derisa masa të zverdhet. Ndërkohë përziejmë vezët dhe kosin në një tas. Shtojmë ujin e ftohtë dhe koncentratin në tenxhere dhe trazojmë vazhdimisht derisa masa e miellit të shpërbëhet. Shtojmë përzierjen e kosit me vezë. Në momentin që nis të ziejmë, e lëmë në zjarr të ngadaltë e shtojmë kripë e orizin e gatuar. E lëmë të ziejë edhe për 3-5 minuta. Në një tigan të vogël shkrijmë dy lugë gjalpë e kur të jetë nxehur mjaftueshëm shtojmë nanenë dhe fikim zjarrin. E ndajmë supën ndër tasa dhe e spërkatim me përzierjen gjalpë-mente.