RECETA GATIMI/ Sallatë me brokoli e lulelakër

RECETA GATIMI/ Sallatë me brokoli e lulelakër
Përbërësit:

300 gr lulelakër

275 gr brokoli

2 copë karota

1 thelb hudhër

30 gr koriandër

20 gr majdanoz

120 ml vaj ulliri

45 gr fara kungulli

kripë edhe piper.

 

Përgatitja:

Vendosni lulelakrën në një procesor ushqimi dhe lëreni derisa të copëtohet plotësisht. Hidhni edhe brokolin dhe copëtojeni edhe atë. Hidhini në një tas. Vendosni karotat dhe copëtojini si perimet e tjera. Shtoni hudhrën, koriandrën dhe majdanozin. Më pas hidhini te lulelakra. Shtoni vajin e ullirit, farat e pjekura të kungullit, uthullën, pak kripë, piper e kombinojini mirë. Lërini mënjanë për 10 minuta para se t’i shërbeni.