RECETA GATIMI/ Role pule të mbushura

RECETA GATIMI/ Role pule të mbushura
Përbërësit:

5 feta gjoks pule

5 feta me speck

5 feta kaçkavall

rozmarinë, hudhër

kripë edhe piper

vaj ulliri, gjalpë

1 gotë me verë

kripë dhe piper.

 

Përgatitja:

Në çdo fetë mishi vendosim një fetë speck dhe 1 ose 2 feta djathë nëse janë të vogla. E rrotullojmë mishin si role, e mbyllim me një kruajtëse dhëmbësh e spërkatim me pak kripë dhe e lëmë mënjanë derisa të bëjmë role dhe fetat e tjera. Vëmë në zjarr një tigan me pak vaj ulliri dhe gjalpë, thelbin e hudhrës dhe i skuqim roletë për pak minuta nga të gjitha anët. I spërkasim me aroma sipas dëshirës, një degë rozmarine dhe pasi mishi të jetë skuqur mirë, hedhim verën, vëmë kapakun dhe i lëmë në zjarr për 20 minuta afërsisht. Gjatë kësaj kohe, i kontrollojmë që nëse vera ka shteruar, të shtojmë verë tjetër ose ujë.

loading...
loading...