Papa Françesku përkulet para përmendores së Nënë Terezës

Papa Françesku përkulet para përmendores së Nënë Terezës
 

Sot, Papa Françesku pas takimit me krerët shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe korin diplomatik në Vodno, ka bërë vizitë tek shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës.

Sa hyri në shtëpi ai është përkulur para përmendores së Nënë Terezës, ku edhe ka vendosur lule. Papa u shoqërua nga katër Motra të Nderit, të cilat i takojnë rendit të themeluar nga Nënë Tereza.

Në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, Papa pati takime me liderët e bashkësive fetare në vend dhe përfaqësues tjerë të organizatave qytetare.

Më pas, kreu i Kishës Katolike u drejtua për tek sheshi “Maqedonia” ku mbajti liturgji, e cila u ndoq nga një numër i madh i qytetarëve nga vendi dhe jashtë.