OSBE-ODHIR: Në Maqedoninë e Veriut u zhvilluan zgjedhje demokratike

OSBE-ODHIR:  Në Maqedoninë e Veriut u zhvilluan zgjedhje demokratike
Sipas Vëzhguesve ndërkombëtarë përgjithësisht zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut për rrethin e dytë ishin të qeta dhe demokratik. OSBE/ODIHR megjithatë me vërejtje për kodin zgjedhor. Një nga mangësitë që nënvizohen në këtë raport është fakti që nuk ka dispozitë ligjore që kërkon përditësimin e listës zgjedhore në harkun kohorë mes raundit të parë dhe atij të dytë. Kjo privoi nga e drejta e votës personat që  rritën moshën 18 vjeçare mes dy raundeve dhe personat që në raundin e parë kanë pasur dokumente identifikimi me afat të skaduar. Shefja e misionit Jonker kërkoi nga pushteti të fokusohet në reformat në legjislacionin zgjedhor.