RECETA GATIMI/ Oriz me kunguj dhe bizele

RECETA GATIMI/ Oriz me kunguj dhe bizele
Përbërësit:

300 gr oriz

300 gr kungull

300 gr bizele

1/2 bustinë shafran

gjalpë, lëng perime

vaj ulliri, verë, kripë.

Përgatitja:

Skuqni si fillim gjysmë qepë të grirë me një lugë vaj ulliri dhe një lugë gjalpë. Skuqni orizin, lageni me verë dhe vëreni të ziejë me një litër lëng perimesh, tashmë të nxehur në vlim. Në fund, hidhini orizit shafranin dhe zbuteni me një lugë gjalpë.

Jepuni formë me ndonjë enë të posaçme dhe mbajeni veçmas.

Para se ta çoni në tavolinë: grijeni pjesën e mbetur të qepës, përziejeni me 2 lugë vaj ulliri dhe bashkojeni me kungujt e prerë në copa dhe bizelet. Kriposini dhe vërini të gatuhen të mbuluar përreth 20 minuta. Ndërkohë, ngroheni orizin në furrë për 15 minuta, hiqeni nga forma dhe shërbejeni me perimet.

loading...
loading...