Opinion nga Spiros Sideris / Zgjedhjet evropiane 2019: Armiku te pragu i derës

Opinion nga Spiros Sideris / Zgjedhjet evropiane 2019: Armiku te pragu i derës
Nga Spiros Sideris

Botues i “Albanian Free Press”, “Nezavisen Vesnik” dhe “Independent Balkan News Agency

Kriza politike në Austri nuk është as e rastësishme, as unike, por as e habitshme. Ajo tregoi dhe konfirmoi se sa deri në ç‘pikë të ekstremit të djathtë ka shkuar Evropa nga për shkak të “forcave” të njohura dhe të panjohura e të cilat kanë si qëllim ta destabilizojnë Bashkimin Evropian.

Por qëllimi për ta bërë këtë gjë nuk mjafton. Këto plane janë nxitur gjatë viteve të fundit edhe nga politika të implementuara nga vendet kryesore të Bashkimit Evropian, të cilat i vendosin shifrat e prosperitetit ekonomik mbi prosperitetin e popujve të Evropës.

Duke gjetur një terren të lirë për të vepruar, forca jashtë BE-së punuan në mënyrë metodike për të mbështetur partitë populiste, por edhe grupimet e të djathtës ekstreme dhe grupime politike fashiste.

Disa mund të thonë se sulmet mbi Rusi, që shihet si shkaktare e fuqizimit të së djathtës ekstreme, po orkestrohen nga NATO-ja dhe aleatët evropianë të BE-së.

Megjithatë, faktet dhe zbulimet e bëra kohët e fundit, siç është rasti i fundit në Austri, tregojnë përfshirjen ruse, nëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, atëherë ndërhyrje nga nënshtetas të fuqishëm rusë dhe kjo përfshirje ka qenë kryesisht me karakter financiar.

Kohët e fundit kanë dalë në skenë edhe rusë që marrin pjesë në aktivitete ku bëhet propagandë kundër marrëveshjes së Prespës, e cila i dha një zgjidhje përfundimtare marrëveshjes së çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Edhe sot thuhet se elemente ruse vazhdojnë të ndërhyjnë në Greqinë veriore në prag të zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjeve parlamentare, në mënyrë që të ofrohet mbështetje për disa kandidatë të së djathtës ekstreme.

Sigurisht që zërat qarkullojnë më shpejt se sa lajmet dhe komplotet janë kthyer në një hobi tashmë, por ku ka zë, nuk është pa gjë.

Zgjedhjet evropiane 2019, të cilat zhvillohen në një periudhë mjaft të rëndësishme për Bashkimin Evropian, po shënjestrohen nga shumë lojtarë. SHBA-ja, Rusia dhe Kina kanë interesa të cilat ndikohen nga rezultati i zgjedhjeve. Forcat që do të marrin frerët e BE-së do të përcaktojnë të ardhmen dhe aleancat e BE-së.

Evropa bëhet më e brishtë nga politika të implementuara dhe që kanë bërë që qytetarët e saj të bien më lehtë pre e populizmit, frikës dhe pasigurisë. Ata që duan që kjo situatë të vazhdojë, do të ndërhyjnë.

loading...
loading...