Një jetë e re për tre luanët e Shqipërisë, pas "ekstradimit" në Holandë! Foto

Një jetë e re për tre luanët e Shqipërisë, pas "ekstradimit" në Holandë! Foto
Tre luanët - Lenci, Bobby e Zhaku - nga kopshti Zoologjik i Tiranës  në Shqipëri janë zbutur dhe në 48 orë janë dërguar në Qendrën “Felida Big Cat”, në Holandë.

Ioana Dungler, udhëheqës i projektit nga “Katër Putrat”, një grup ndërkombëtar që mbron kafshët, tha se disa ekspertë i kishin vënë këto javë luanët në automjete të specializuara dhe ato janë transportuar në Holandë.

Luanët dhe tetë kafshë të tjera u hoqën nga një kopsht zoologjik privat në Fier, pasi një reportazh i Daily Mail tregoi se ata ishin të keq-ushqyer. Kafshët qëndruan të mbyllur në një kopsht zoologjik të Tiranës, dhe para se të largoheshin nga vendi ynë, pritën të zgjidhej një mosmarrëveshje ligjore me ish-pronarët e tyre.

Dungler tha se luanët u lejuan të largohen nga Shqipëria, pasi disa vende të tjera dhe grupe të ndryshme për mbrojtjen e kafshëve, ushtruan presion ndaj autoriteteve shqiptare. /a.m/