Nis operacioni “FRONTEX”, 50 të huaj do të na ruajnë kufijtë. Rama: Ky është vlerësim, jemi krenarë

Nis operacioni “FRONTEX”, 50 të huaj do të na ruajnë kufijtë. Rama: Ky është vlerësim, jemi krenarë
50 oficerë të huaj tashmë janë instaluar në pikat kufitare të Shqipërisë, në kuadër të operacionit “Frontex”.

Në ceremoninë e rastit ka marrë pjesë edhe komisioneri i Bashkimit Euriopian për Punët e Brendshme, Emigracionin dhe Shtetësinë,  Dimitris Avramopoulos.

“Është një hap i rëndësishëm që na bashkon më shumë. Duhet të jemi vigjilentë. Marrëveshja statusore, do na ndihmojë në këtë përpjekje. Këto janë elementë të rëndësishëm të bashkëpunimt. Lëvizja pa viza është një arritje madhore, që sjell të mira për të gjitha palët, ndaj duhet ta ruajmë si të tillë. Skuadrat do kryejnë kontrolle e vëzhgime për të parandaluar kalime të paautorizuara. Shqipëria mbetet përgjegjëse për ruajtjen e kufirit të saj, asnjë pikë dyshimi sa i përket sovranitet kombëtar. Skuadrat mund të ushtrojnë kontroll në prani të rojës kufitare shqiptare”, tha komisioneri Avramopoulos.

Projekti aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe Kryeministri Edi Rama tha se kjo e bën të ndihet krenar.

“Kjo  është një arsye e qenësishme për t’u ndjerë vërtetë krenarë që bëhemi pjesë e një projekti tejet të rëndësishëm  për Evropën... Nisja e zbatimit të këtij projekti, një marrëveshje që e bën Shqipërinë vendin e parë të Ballkanit, që do të patrullojë  kufijtë e jashtëm përbën  një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishmen është që të kemi sukses edhe në funksion të zgjerimit të mëtejshëm. Përfitimet në fakt janë disa, sepse marrëveshja  i hap rrugë bashkëpunimit në informacion dhe analizën e fluksit të riskut si dhe përballimit të fluksit nga vendet migratore nga vendet e treta”, tha Rama. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...