Nigeri, shpërthen cisterna, vriten 15 qytetarë

Nigeri, shpërthen cisterna, vriten 15 qytetarë
 

Sot, 15 vetë u vranë në kryeqytetin e Nigerit, Niamej, pas shpërthimit të një cisterne të përmbysur.

Si zakonisht, turmat e njerëzve ishin mbledhur për të marrë karburantet që derdheshin, thanë autoritetet dhe dëshmitarët.

Shpërthimi, i cili ndodhi pranë aeroportit ndërkombëtar të Niamejit, po ashtu u vuri flakën disa shtëpive pranë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Nigerit tha se 55 njerëz u vranë dhe 36 u plagosën. Cisterna ishte përmbysur në hekurudhat e trenit.

Nigeri, vend i varfër i Afrikës Perëndimore, po përpiqet të luftojë kontrabandën me karburante nga Nigeria fqinje, e cila është prodhuese e madhe e naftës.