Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën në Prishtinë

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën në Prishtinë

Uran Ismaili, nënkryetari i PDK-së, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri Ismaili, i cili ka thënë se pas një pune të madhe lagje për lagje dhe fshat për fshat, sot edhe zyrtarisht ka dorëzuar kandidaturën për Kryetar të Degës së PDK-së në Prishtinë.

 

Ismaili ka thënë: “Duke synuar një Prishtinë më të mirë, kam vendosur që angazhimin tim politik e partiak ta përqendroj në qytetin tim. Energjinë e Dekadës së Re synoj ta shndërroj në një forcë që e transformon marrëdhënien mes PDK-së dhe Prishtinës, që PDK-së i jep një identitet të ri, kurse Prishtinës vëmendjen që e meriton”, ka thënë Ismaili.