Në Shqipëri treni dikur nisej në 7 pa 5! Njihuni me 11 hekurudhat më të bukura në botë! Foto

Në Shqipëri treni dikur nisej në 7 pa 5! Njihuni me 11 hekurudhat më të bukura në botë! Foto
Ura e Bushtricës në Librazhd, kur dikur kalonte treni, mbetet ende një ndër veprat më të bukura dhe madje faqet e huaja turistike e klasifikojnë një atraksion për turistët. Ka vite që mbi këtë urë nuk kalon më treni, sikurse udhëtimet me tren janë paralizuar prej vitesh në vendin tonë.

Në vendin tonë ishte aq i zakonshëm udhëtimi me tren, saqë edhe një film i para viteve ’90 u pagëzua me titullin “Treni niset 7 pa pesë”.

Sot, në të gjithë kontinentet, thuajse në çdo shtet të planetit, udhëtimi me tren i ka rezistuar kohës. Një udhëtim i tillë konsiderohet komod dhe më i lirë se udhëtimi me ndonjë mjet tjetër transporti nga qytetarët.  Janë përzgjedhur nga faqja e specializuar e udhëtimeve “Culture Trip” edhe 10 nga hekurudhat më të bukura në botë. Ato kalojnë përmes maleve, ngrihen mbi lumenj apo edhe përshkruajnë me mijëra kilometra nëpër shkretëtirë.

Ato i gjen kudo, jo vetëm në vendet e zhvilluara, si në Kanada, SHBA, Norvegji, por edhe në Afrikë, Amerikën Latine, deri te hekurudha që lidh vendet e Europës Qëndrore, nga Turqia në Çeki. Çuditërisht, në vendin tonë, nuk bëhet më fjalë për udhëtimet me tren, ndonëse hekurudhat u ndërtuan me shumë mund e sakrificë, kryesisht me punë vullnetare.

Kjo hekurudhë ndodhet në Flam të Norvegjisë, dhe kalon mes maleve, buzë lumenjve

Hekurudha në perëndim të Kanadasë, e cila kalon përbri maleve Shkëmbore

Hekurudha në Zvicër, që përmban 91 tunele dhe plot 291 ura

Hekurudha në Glasgou, Skoci

Hekurudha në Ghan të Australisë, e cila përshkruhet në një gjatësi mbi 2 mijë km

Hekurudha që përshkruan Seberinë, mbi 6 mijë  km e gjatë

Hekurudha që kalon përmes shkretëtirës dhe lidh Namibinë me Afrikën e Jugut

Hekurudha në Peru, përgjatë lumit Urubamba

Hekurudha Stamboll-Pragë, që kalon edhe në Hungari, Sllovaki, Austri e Poloni

Hekurudha në Colorado, SHBA, e ndërtuar në vitin 1882

Përgatiti: A. Muraçi

 

loading...
loading...