Në SHBA sekuestrohet sasia më e madhe e drogës

Në SHBA sekuestrohet sasia më e madhe e drogës
 

Prokurori i rrethit në Bronx dhe agjentët federale në New York kanë njoftuar sekuestrimin e sasisë më të madhe të kokainës në Neë York City në vitet e fundit.

Sekuestrimi i drogës u bë pas një hetimi 1-vjeçar, ku të pandehur janë marrë 19 persona.

 

Në total u sekuestruan 176 kg kokainë me vlerë tregu 3 milion dollarë.

Sipas autoriteteve, kokaina tregtohej në rrugë dhe nëpër klube nate rreth qytetit.

Trafikantët shfrytëzuan klientët e varur dhe kërkonin klientë të rinj, duke përzierë drogën me fentanili dhe ekstazë.