Në Maqedoninë e Veriut përkujtohet holokausti ndaj hebrenjve

Në Maqedoninë e Veriut  përkujtohet holokausti ndaj hebrenjve
 

Sot në Maqedoninë e Veriut u shënua Jom Ashoa – Dita kombëtare përkujtimore e holokaustit. Me rastin e  kësaj dite u vendosën lule para monumentit të hebrenjve të deportuar në pllajën para Qendrës përkujtimore të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia. Njëkohësisht u ndezën gjashtë qirinj përkujtimorë në hapësirat e Qendrës ku u hap ekspozita “Holokausiti ndër prizmin e syve të fëmijëve” .

Kjo ditë shënohet në përkujtimin e betejës së hebrenjve në Geton e Varshavës në vitin 1943 dhe ditën përkujtimore të gjashtë milionë viktimave hebraike nga terrori nazist. Gjashtë qirinjtë përkujtimorë i ka ndezur kryetari i Fondit të holokaustit të hebrenjve, Bllagoja Mlladenovski, ndërsa lule para monumentit kanë vendosur përfaqësues të bashkësisë hebraike, të Fondit të holokaustit të hebrenjve dhe të disa ambasadave.