
Muaji maj do të mbyllet i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu.
Sipas Meteoalb, fundi i muajit mbetet në ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat e dobët të jenë prezent, por herë pas herë do të ketë intervale kthjellime.
Ndërsa temperaturat e ajrit do të vijojnë në vlerat e tyre normale klimatike, duke bërë që maksimumi në rang territori të arrijë deri në 27 gradë.