Moti, edhe kjo fundjavë ka surpriza, mos harroni çadrën

Moti, edhe kjo fundjavë ka surpriza, mos harroni çadrën
IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) parashikon nesër (e shtunë dt.18) reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Korçë reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht mesatare. Në pjesën me te madhe te qarqeve ne zona te kufizuara te tyre reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 13 / 20 °C, në vendet e ulëta 11 / 21 °C, në vendet malore 8 / 19 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë territorin. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...