Kuvendi mblidhet i pashqetësuar nga protestat opozitare, betohen 10 deputetë të rinj

Kuvendi mblidhet i pashqetësuar nga protestat opozitare, betohen 10 deputetë të rinj
Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, duke filluar punimet me betimin e dhjetë deputetëve të rinj.

Halil Valteri ,Selami Jenisheri dhe Besnik Troplini kanë marrë mandatet e lëna nga Partia Demokratike, ndërsa Vasil Sterjovski, Edmond Stojku dhe Suzana Topi kanë hyrë për të zënë vendet nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrimj.

Gjashtë deputetët e tjerë të rinj vijnë nga radhët e Partisë Socialiste. Ata kanë zëvendësuar deputetët që janë dorëhequr, pasi do të kandidojnë për kryetarë bashkish në zgjedhjet e 30 qershorit.

Eljo Hysko hyri në vend të Rakip Sulit që kandidon për Bashkinë e Kamzës, Adriana Jaku mori mandatin e Pjerin Ndreut, që kandidon në Lezhë, Florenc Spaho në vend të Nuri Belbës që kandidon në Prrenjas, ndërsa Ardit Konomi merr mandatin e Ilir Xhakollit, i cili kandidon në Pogradec.

Në dallim nga seancat plenare të tre muajve të fundit, kjo e sotmja u zhvillua e pashqetësuar nga protestat e opozitës që ka djegur mandatet dhe ka dalë rregullisht në protestë në thuajse të gjitha seancat e kaluara përpara Kuvendit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...