“Kujdestari”, roli negativ i një aktori që preku lavdinë! (të gjitha interpretimet e Kadri Roshit)

“Kujdestari”, roli negativ i një aktori që preku lavdinë! (të gjitha interpretimet e Kadri Roshit)
Një ndër rolet e ngulitura më fort në memorien e artdashësve shqiptarë, nga plejada e roleve interpretuar nga aktori i madh Kadri Roshi mbetet padyshim, “Kujdestari”, tek “Lulëkuqet mbi mure”.

Pavarësisht se ishte një rol negativ, me aftësinë e një aktori të jashtëzakonshëm, Kadri Roshi u kthye në një personazh nga personazhet më të dashura të publikut.

Lindi më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallakastrës, i biri i Maksut dhe Sabrie Roshit, me prejardhje nga Libohova. E ëma i vdiq kur ishte 2 vjeç dhe më pas kur ishte 12 vjeç i vdiq edhe i ati.

Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri.

Numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm.

Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.

Mbetet edhe sot një legjendë e skenës dhe teatrit shqiptar.

Nga shumëkush është konsideruar i tillë.

Ai ka qenë një aktor brilant dhe me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit.

Ai është nderuar edhe me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

Kadri Roshi u nda nga jeta më 6 shkurt 2007. Por për rolet e tij të shumta deh gjithçka i dha artit shqiptar mbetet i paharrueshëm në memorien e popullit.

Rolet e tij më të spikatura:

Kolonel Bunker (1998)

Kaskadori shqiptar (1998)

Mirupafshim (1997)

Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vdekjes

Tingujt e harresës (1996)

Plumbi prej plasteline (1995)

Mikres mèrès - Ditët e shkurtra (1995)

Një ditë nga një jetë (1994)

Dhelpra dhe rrushte - Ezopi... teatër

Vdekja e burrit (1991)

Fletë të bardha (1990)

Misioni përtej detit (1988)

Pesha e kohës (1988), Kryetari

Rikonstruksioni (1988)

Kur ndahesh nga shokët (1986)..Islami

Rrethimi i vogël (1986), xha Zenuni

Dasma e shtyrë (1984)

Fejesa e Blertës (1984), Uani

Apasionata (1983)

Era e ngrohtë e thellësive (1982)

Dëshmorët e monumenteve (1980), Jani

Partizani i vogël Velo (1980)

Ballë për ballë (1979), Belul Gjenomadhi

Këshilltarët (1979), Kryetari i Këshillit

Liri a vdekje (1979), Xha Hyseni

Gjeneral gramafoni (1978), Parandili

Njeriu me top (1977), Plaku Mere

Shëmbja e idhujve (1977)

Zemrat që nuk plaken (1977)

Fije që priten (1976)

Lulekuqet mbi mure (1976), Kujdestari

Përballimi (1976)

Tokë e përgjakur (1976)

Kur zbardhi një ditë (1971)

Malet me blerim mbuluar (1971)

I teti ne bronz (1970), Ademi

Furtuna (1959)

Tana (1958)

loading...
loading...