Korea e Veriut lëshoi një predhë të paidentifikuar

Korea e Veriut lëshoi një predhë të paidentifikuar
 

Ushtria e Koresë së Jugut Koreja bëri të ditur, se Korea e Veriut lëshoi një predhë të paidentifikuar, më pak se një javë pasi Phenjani testoi disa reketa me rreze të shkurtër veprimi.

Predha u hodh në veriperëndim të Phenjanit, nga lokacioni Sino-ri, drejt lindjes, thanë zyrtarët jugkoreanë.

 

"Ne jemi ende duke analizuar nëse bëhet fjalë për vetëm një predhë apo më shumë", tha zëdhënësi i ushtrisë, Kim Joon-rak, për agjencinë e lajmeve AFP.

Të shtunën, Koreja e Veriut lëshoi disa raketa nga pjesa e saj lindore në det.