
*Ju duhen ndoshta disa këshilla për t'u kujdesur për thonjtë e brishtë gjatë shtatzënisë.
*Pritini thonjtë e shkurtë për të parandaluar që ata të thyhen.
*Mos i prini ata në një formë katrore . Thonjtë rrumbullakë janë më rezistentë dhe më të fortë.
*Përdorni një forcues vitaminoz, i cili përmban ekstrakt të vajrave për të forcuar dhe hidratuar thonjtë tuaj.
*Mos harroni të përdorni vaj të bërë enkas për mishrat rreth thoit që shton lagështinë e i mban më të butë. Një vaj që bazohet në susam dhe vaj avokado p.sh. Gjithmonë mbani atë pranë tavolinës më të afër që të mund ta përdorni kur të keni nevojë.
*Gjithashtu rekomandohet që të aplikoni kremrat e lëkurës me vitaminën A dhe E për mbrojtje shtesë. Ky është gjithashtu një krem i dobishëm për duart, bërrylat dhe këmbët.
*Dhe mos u ligështoni, nga tre deri në gjashtë muaj pas lindjes, thonjtë tuaj duhet të kthehen në pikën e fillimit.