Kanellë për fytyrë të bukur

Kanellë për fytyrë të bukur
Maskë me kanellë dhe me mjaltë

Kjo maskë me një aromë te mrekullueshme, është një nga përgatitjet më efikase në trajtimin e akneve, me vetitë e tij antibakteriale mjalti dhe kanella përbëjnë një përzierje që duhet provuar. Përzieni 2 lugë kafeje mjaltë dhe 1 lugë kanellë. Masën e përgatitur e aplikoni në lëkurë dhe mbajeni për 30 minuta. Kjo maskë ka fuqi eksfoliante, duke larguar qelizat e vdekura e duke pastruar lëkurën në thellësi.

Scrub kanelle

Për ta përgatitur mjafton një lugë kafeje kanellë, 1 lugë sheqer dhe 1 lugë mjaltë. Aplikojeni në fytyrë dhe me masazh delikat përhapeni në gjithë fytyrën.

Kanella për buzë më të plota

Nuk ka nevojë as për kirurgji plastike, as për fryrës buzësh! Mjafton të lyeni buzët me pak vaj ulliri ose vazelinë e të shtoni mbi to pak kanellë. Nëse ndjeni se buzët ju djegin më shumë seç duhet, shpëlajini më ujë plotësisht. Do të keni kështu një fryrje të përkohshme të buzëve.

loading...
loading...