Jonida Maliqi shkëlqen në skenën e Eurovizionit

Jonida Maliqi shkëlqen në skenën e Eurovizionit
Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka kënduar live sot këngën e titulluar “Ktheu tokës” në skenën e “Eurovizion 2019” në tel Aviv të Izraelit.

Performanca e Maliqit u prit shumë mirë nga publiku, shoqëruar me duartrokitje. Pritet të shihet nëse kënga e Shqipërisë do të kalojë apo jo në finale.

E veshur me shije dhe me një interpretim korrekt notash, Jonida Maliqi la mbresa te të gjithë shikuesit me paraqitjen e saj plot shkëlqim.

Këngëtarja shqiptare është në garë edhe me 17 shtete të tjera dhe kodi për të votuar atë është 14. Votimi do të hapet në përfundim të të gjitha performancave dhe do të zgjasë vetëm 15 minuta. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...