“Jam një Dardan!” Dikur refuzoi Shqipërinë, sot mbrojtësi i Premier League “tradhtoi” Zvicrën për Kosovën

“Jam një Dardan!” Dikur refuzoi Shqipërinë,  sot mbrojtësi i Premier League  “tradhtoi”  Zvicrën për Kosovën
Ishte ëndrra e madhe e Gianni de Biasi për të bërë pjesë të Kombëtares shqiptare dikur.

I lindur në Zvicër, Florent Hadërgjonaj, 24-vjeç, kur u interesua që ta kishte në përbërjen e saj Shqipëria, luante në Bundesligë dhe po shkëlqente me Ingolstad. Falë paraqitjeve në Gjermani, ai një sezon më parë kaloi në Premier League, te Huddersfield, si një përforim i rëndësishëm pas ngjitjes së këtij ekipi në Premier League, ku edhe mbetet aktualisht.

Por pas interesimit dhe insistimit kuqezi mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, zgjodhi të luante  me përfaqësuesen e Zvicrës. Pas kësaj zgjedhjeje, ai u ftua vetëm në një ndeshje nga Zvicra, dhe duket se është bërë pishman. Ka mjaftuar një takim me trajnerin Challandes, i përfaqësues së Kosovë sdhe Hadërgjonaj është kthyer në origjinë, duke lajmëruar se do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosvës.

“Sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë. Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë,” konfirmoi Hadërgjonaj.