Ja se si mund të vizitosh Hënën!

Ja se si mund të vizitosh Hënën!
 

Doni të shkoni në Hënë? Tashmë secili që dëshiron do mund të bleë manualin me të gjtha të dhënat. Por ka një problem fare të vogël. Ai mund të kushtojë deri në 9 milionë Dollarë.

Manuali i parë i zbritjes në Hënë do të dalë në ankand dhe kjo është shuma që pritet të kapë. Bëhet fjalë për manualin e detajuar të përdorur nga astronautët amerikanë Neil Armstrong dhe Edëin E. ‘Buzz’ Aldrin gjatë misionit “Apollo 11” në vitin 1969.

 

Ai është i përbërë nga 44 faqe, dhe shpjegon me hollësi çdo procedurë të shkëputjes nga Toka dhe zbritjen në sipërfaqen e satelitit të vetëm natyror të planetit tonë.