Gjyqësori në Irak dënon bashkëluftëtarët e ISIS

Gjyqësori në Irak dënon bashkëluftëtarët e ISIS
Në Irak Gjyqësori ka gjykuar dhe dënuar mbi 500 të huaj që nga fillimi i vitit 2018, për shkak të luftës së tyre në krah të grupit militant ISIS ka bërë  të ditur Gjykata Supreme e Irakut.

Në një komunikatë për shtyp Gjykata bëri em dije se janë lëshuar 514 vendime, për burra dhe gra, ndërsa 202 të akuzuar të tjerë vazhdojnë të merren në pyetje.

 

Nga ana tjetër po sipas gjykatës, 11 të tjerë janë liruar.

Gjykata Supreme iu referua atyre si qytetarë të "kombësive të ndryshme" dhe nuk përmendi asnjë vend të veçantë.