Gaboi me Barcelonën! Parashikimi i Michael Owen: Ajax, në finale e madhe të Champions

Gaboi me Barcelonën! Parashikimi i Michael Owen:  Ajax, në finale e madhe të Champions
Michael Owen, një ndër sulmuesit më të shquar anglezë të dy dekadave të fundit, analizoi dhe bëri parashikimet për dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Champions. Legjenda e Anglisë shihte Barcelonën përballë Ajaks në finale.

Sipas tij, Liverpuli, që priti Barcelonën mund ta fitonte ndeshjen e kthimit, 2-1 por nuk e shihte si favorit për finalen e madhe, ndërkohë ndodhi e kundërta. Barcelona fitoi 4-0 dhe përmbysi humbjen 3-0, të ndeshjes së kaluar.

Sa i përket ndeshjes së mbrëmjes së sotme, ai sheh në finale Ajaksin e Amsterdamit. Ajax i ka fituar deri tani ndeshjet ndaj Real Madrid, Juventus dhe Totenhem, jashtë fushe. Më kryesorja duke bindur në lojë, çka sipas Owen e bën favorit për finalen e madhe të UEFA Champions League, edhe pse do ta ketë të vështirë fitoren e dytë. Ai beson se në Amsterdam do të luhet një ndeshje plot nerva, mes dy skuadrave.

Totenhemi, sipas tij do t’i shkaktojë probleme Ajaksit, madje edhe mund t’i shënojë, por beson se të zotët e shtëpisë do të kualifikohen, sepse kanë eksperiencë, kanë dhënë prove se ecuria e tyre nuk është rastësi dhe prandaj sheh holandezë pranë finales së madhe të Madridit.  Michael parashikon që ndeshja e dytë Ajaks-Totenhem mbyllet: 1-1