FMN-ja kritika për klimën e biznesit, qeveria: Ligji i ri ka për ta përmirësuar

FMN-ja kritika për klimën e biznesit, qeveria: Ligji i ri ka për ta përmirësuar
Vetëm para disa ditësh, Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e misionit të tij të radhës për Shqipërinë e ka kritikuar palën shqiptare për klimën aktuale të biznesit.

Konkretisht, ekspertët e tij kanë kërkuar që të realizohen reforma në kuadrin e përmirësimit të saj dhe mesa duket, ky ligj do t’i shërbejë një qëllimi të tij. Të paktën sipas ekspertëve të qeverisë, që e kanë servirur atë.

“Miratimi i ligjit “Për investimet” ndikon drejtpërdrejt në krijimin e një klime më të favorshme për investimet në vend, duke sjellë kësisoj efekte pozitive në ekonomi. Por ai pritet që të sjellë gjithashtu garanci dhe standarde të përparuara në disa fusha”, sqarohet në relacionin e këtij ligji nga ekspertët e qeverisë.

Duke shtuar në këtë këndvështrim se si investitorëve të huaj, edhe atyre vendas do t’u ofrohet trajtim i njëjtë në lidhje me themelimin, blerjen, zgjerimin, menaxhimin, drejtimin, operimin dhe shitjen apo forma të tjera të investimit të tyre.