
Duhet bërë një zgjedhje e shëndetshme ushqimesh të freskëta. Ja tetë prej ushqimeve që duhen konsumuar në stinën e verës :
Misri
Dy antioksidantët që ndodhen tek misri, lutein dhe zeaksantinë, na ndihmojnë kundër rrezeve dëmtuese të diellit. Për sytë, ato janë si syze dielli natyrale.
Kafe me akull
Një kafe e shoqëruar me akull është një mënyrë e mirë për të nisur mëngjeset e verës. Një filxhan në ditë ul rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës
Qershitë
Ato sjellin një sërë përfitimesh shëndetësore. Lëngu i qershisë na ndihmon të bëjmë një gjumë më të mirë gjatë netëve të nxehta të verës. Antioksidanti antocianin, i ndodhur tek qershitë, redukton yndyrat.
Domatet
Padyshim që kremi për trupin do të jetë në radhë të parë për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit në verë. Por duke konsumuar domate, i bëni një tjetër të mirë vetes duke e mbrojtur lëkurën nga djegia. Kjo falë antioksidantit likopene që domatja e kuqe përmban.
Shalqiri
Duke qëndruar të hidratuar mbani në formë kujtesën tuaj dhe humorin. Mbani trupin tuaj të freskët gjatë muajve të nxehtë të verës
Manaferrat
Manaferrat janë një burim i mirë fibrash që ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesteroli. Gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e rritjes së peshës.
Çaji i ftohtë
Sigurisht një gotë me çaj të ftohtë në një ditë të nxehtë do t’ju freskojë. Përveç kësaj ndihmon në parandalimin e sëmundjes së diabetit dhe sëmundjes Alzheimer.
Boronica
Boronica e freskët janë një trajtim special. Antioksidantët që boronica përmban ndihmojnë në shmangien e lodhjes së muskujve