Champions/ Suarez: Në “Anfield”, Barça si një ekip nxënësish

Champions/ Suarez: Në “Anfield”, Barça si një ekip nxënësish
Liverpool në finalen e madhe shihej favorit pavarësisht kundërshtarit: Ajax, apo Tottenham

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, e ka krahasuar skuadrën e tij me, “një ekip nxënësish”, pasi  Liverpool, fitoi 4-0 dhe përmbysi humbjen  e kaluar 3-0, për të arritur kualifikimin në finale të Champions League. Të Kuqtë fituan 4-0 në “Anfield”, falë golave të Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum (secili nga dy).

“Ne jemi gati për të gjithë kritikat që do të vërshojnë karshi nesh”, theksoi Suarez.  - “Jemi të trishtuar.” Për golin e katërt që shënuan vendasit, Suarez shtoi, “ne u dukëm si nxënës shkolle.” Ishte kolapsi i dytë radhazi i Barcelonës në Champions League, pa mundur dot të shkojmë në finale. Roma i mundi vitin e kaluar në çerekfinale, pavarësisht se e kishte humbur 3-0 ndeshjen e parë, duke e përmbysur në të njëjtën mënyrë rezultatin.

- “Nuk e di sa efekt do të ketë kjo tek unë. Jemi eliminuar dhe trajneri duhet të marrë përgjegjësitë”, - theksoi Ernesto Valverde. Mediat spanjolle kanë raportuar, se pavarësisht titullit kampion që siguroi me Barçën, Valverde do të shkarkohet pas këtij sezoni. Edhe pse Barcelona ka fituar dy herë La Liga nën drejtimin e Valverde, ata nuk kanë arritur finalen e Champions League që prej vitit 2015.

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, iu kërkoi falje tifozëve pasi ndaj Liverpool u përsërit historia si me Romën. “Është shumë e vështirë të biesh në këtë mënyrë, sidomos kur e ke fituar me një rezultat të tillë ndeshjen e parë.”  Liverpool, ndonëse Ajaksi me fitoren e ndeshjes së parë në Londër ndaj Totnehem, 1-0, ishte më pranë finales, shihet pas përmbysjes së madhe favorit për trofeun. Ndaj ekipit tjetër anglez e pa përvojë Të Kuqtë kanë treguar dominim në Premier League. Ndaj holandezëve, ndonëse më e vështirë, një humbje e dytë radhazi në finale për Liverpool, do të ishte më dramatike.