Bankënotat e reja me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut dalin në 2020

Bankënotat e reja me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut dalin në 2020
 

Anita Angellovska Bexhovska, Guvernatorja e Bankës Popullore, së Maqedonisë së Veriut, njoftoi sot se, bankënotat e reja me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut mund të pritet të qarkullojnë në janar të vitit 2020. Paratë e para me emrin e ri që do t’i përdorin qytetarët janë bankënotat 500 dhe 10 denarë për të cilat është shpallur tender.

Angellovska Bezhovska theksoi se:  “Presim që bankënotat e para të dalin në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo është proces më i gjatë, por tashmë kemi shpallur dy tenderë dhe”.

Në pyetjen nëse paratë do të jenë dygjuhësore, ajo tha se deri tani s’është paraparë që paratë të jenë dygjuhësore, por se në të ardhmen do të konsultohen me institucionet kompetente për zbatimit e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nëse ka ndryshime.