Bankat e mëdha me më pak kredi të këqija, ato të mesme më shumë

Bankat e mëdha me më pak kredi të këqija, ato të mesme më shumë
“Kontributin kryesor në drejtim të përmirësimit të cilësisë së kredisë e kanë dhënë bankat e mëdha”, pohon Banka e Shqipërisë. Duke dhënë më tej edhe shifra konkrete rreth dukurisë në fjalë.

“Teprica e kredive me probleme të bankave të mëdha u zvogëlua me 10.4 miliardë lekë (ose me 20%). Ndërsa raporti i kredive me probleme për bankat e mëdha ra në 11% nga 14%”, sqarojnë gjithashtu ekspertët.

Duke shtuar nga ana tjetër se tkurrje në stokun e kredive me probleme është raportuar edhe nga bankat e mesme dhe të vogla.

“Por raportin më të lartë të kredive me probleme e kanë bankat e mesme, deri në nivelin prej 11.6%, ndërsa raportin  më të ulët e kanë bankat e vogla, deri në 8.8%. Ku në përmirësimin e cilësisë së kredisë për grupin e bankave të vogla kanë ndikuar edhe ndryshimet strukturore në këtë grup bankash”, thuhet mes të tjerash në Raportin e Stabilitetit Financiar.