Arbëreshët e Italisë nderojnë dëshmorët në Kosovë

Arbëreshët e Italisë nderojnë dëshmorët në Kosovë
Sot, grupi i arbëreshëve që kishin për vizitë në Kosovë, së bashku me përfaqësues të komunës së Skenderajt, kanë vizituar kompleksin memorial " Adem Jashari”, në Prekaz.

Përfaqësues i arbëreshëve Rosario Petta, , njëherësh edhe kryetar i Komunës Piana Degli Albaneze në Itali, tha se secili arbëresh e ka për obligim që të nderojë heronjtë, që dhanë jetën për liri.

Petta: Arbëreshët nderojnë heronjtë

"Sot jemi jashtëzakonisht shumë të emocionuar dhe të nderuar që kemi mundësinë të nderojmë Adem Jasharin dhe familjen e tij. Secili arbëresh e ka për detyrë dhe e ka për nder që të mund të vij këtu dhe të nderojë heronjtë. Gjëja më e tmerrshme është se po flasim vetëm para 20 vjetëve, nuk ka qenë vetëm një luftë, por ka qenë tentativë që të shkatërrohet gjithçka. Në disa varreza pashë datën e lindjeve dhe pashë që disa kanë qenë dhe fëmijë dhe kjo është e tmerrshme", tha ai.