Analistët/ Pa shpjegim pas mbrëmjes së paharrueshme të Liverpool!

Analistët/ Pa shpjegim pas mbrëmjes së paharrueshme të Liverpool!
Analistët nuk ishin në gjendje të analizonin sesi Liverpool dhe aq më tepër kur edhe trajneri Jurgen Klopp tha se edhe ai “nuk e dinte sesi shkoi ashtu,” për të shpjeguar përmbysjen e madhe dhe kualifikimin historik të Të Kuqve.

Ishte stadiumi “Anfield” dhe tifozët e zjarrtë çelësi i kësaj përmbysje të Liverpool? Mark Lawrenson shprehet kështu. Por a ishte kjo përmbysja më e mëdha e të gjitha kohërave?

Për nga rëndësia ata besojnë se mund të jetë një ndër to, madje më dramatikja.  Gjithsesi, tifozët e Liverpool, pasi skuadrës së tyre i mungonin sulmuesit kryesorë, Salah dhe Firminho, shpërthyen në delir. Ata besojnë tashmë se skuadra e tyre do të fitojnë trofeun e gjashtë Champions, pas finales së dytë radhazi.