A po rikthehet me "shqetësim" Odise Roshi, vendin në Kombëtare ia ka zënë Uzuni?

A po rikthehet me "shqetësim" Odise Roshi, vendin në Kombëtare ia ka zënë Uzuni?
Mesfushori kuqezi, Odise Roshi, është rikthyer pas dëmtimi dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës ndaj Islandës, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”. Roshi aktivizohet në kampionatin rus dhe pas rikthimit, ai përmes një statusi që ka bërë publik, ka ngritur edhe disa pikëpyetje.

Ecuria e Myrto Uzuni me Lokomotivën e Zagrebit, si dhe paraqitjet e mira që mesfushori bëri në ndeshjet e kaluara nën drejtimin e Christian Panucci, kanë krijuar edhe një dilemë për rolin që mbante Roshi, rol të cilin në Kombëtare e ka kryer mjaft mirë edhe Uzuni.

Por do të jetë trajneri Edy Reja, i cili në debutim do t’i japë zgjidhje dilemave, se cilët do të thërrasë ndaj Islandës e Moldavisë e cilët do të preferojë prej lojtarëve, në formacionin bazë.