Vendimi për moslegalizimin e 94 mijë banesave, Paloka: Ta përmbysim Ramën, përpara se t’ju rrëzojë shtëpitë!

Vendimi për moslegalizimin e 94 mijë banesave, Paloka: Ta përmbysim Ramën, përpara se t’ju rrëzojë shtëpitë!
Deklarata e autoriteteve zyrtare se 94 mijë banesa në të gjithë vendin nuk do të legalizohen ka sjellë edhe reagimin e nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që “ta përmbysim Ramën, përpara se ai t’u rrëzojë shtëpitë”.

Paloka i ka shtuar reagimit të tij edhe një video të publikuar më herët nga ish-kryeministri Berisha.

“Rama qe ju premtoi se ‘edhe Enveri po të ngrihet nuk ju a prish dot shtëpitë’, pak ditë më parë ka vendosur që 94 mijë banesa në Tiranë dhe të gjithë vendin, nuk do të legalizohen por do të prishen.

94 mije...

Shihini këto pamje. Kujtoni dhe se si ju lëshoi gazin helmues fëmijëve brenda shtëpive, i dhunoi, i burgosi e në fund ju prishi dhe shtëpitë e i la në rrugë.

Përmbysni Ramën përpara se t’ju rrëzojë shtëpitë. Ngrihuni pa ju ardhur tek dera e shtëpisë”, shkruan Paloka në rrjetin social.

Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Integrimit të Zonave informale  në përfundim të një studimi të kryer gjatë vitit të kaluar njoftoi se mbi 94 mijë objekte pa leje të ndërtuara në të gjithë vendin nuk do të mund të përfitojnë nga procesi i legalizimit.

Sipas ALUIZNI-t ky kontingjent objektesh nuk mund të vijojë procedurat me legjislacionin  aktual pasi nuk plotësojnë kriteret për t’u legalizuar.

Pjesa më e madhe e objekteve që nuk përfitojnë nga legalizimi, ose rreth 50 për qind e tyre ndodhen në qarkun e Tiranës. Në këtë qark ka gjithsej 97,916 aplikime për legalizim, por 47, 229 objekte janë përjashtuar tashmë nga procesi dhe vetëm 50 mijë do të legalizohen.

Më tej në qarkun e Vlorës gjendet numri më i madhe i banesave pa leje që nuk do të legalizohen me rreth 11 mijë të tilla. Më pas qytetet e Korçës dhe Durrësit kanë një numër të madh objektesh që nuk do të legalizohen me nga 9,800 e 9,700 secila. /l.k./

Foto Google