Vangjush Dako në pritje të konfirmimit, me ekipin kampion: Bashkia e Durrësit do të vazhdoj...

Vangjush Dako në pritje të konfirmimit, me ekipin kampion: Bashkia e Durrësit do të vazhdoj...
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka pritur sot ekipin e basketbollit të Teutës, për meshkuj, për ta përgëzuar për sukseset e arritura gjatë këtij sezoni. Dako është në pritje të konfirmimit si kryebashkiak, për një mandat të tretë, ndonëse me mundësi të pakta, megjithatë ai vijon punën për të përgëzuar sukseset që arrijnë ekipet sportive të qytetit të tij

“Sot prita me shumë kënaqësi në bashki ekipin e Teutës në basketboll meshkuj, i cili ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm këtë sezon, ku për herë të parë në historinë e basketbollit shqiptar një ekip nga Shqipëria arrin në finale të Ligës Ballkanike”, theksoi Dako.

“E falendëroj ekipin për të gjitha sukseset që ka arritur dhe i siguroj që Bashkia e Durrësit do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj jo vetëm për basketbollin, por për sportin durrsak në përgjithësi.”

Pasi arriti në finalen e Ligës Ballkanike, Teuta shënoi një sukses tjetër

Kjo pritje erdhi pasi Teuta është skuadra e parë finaliste e “Play-off” në basketboll për meshkuj. Trajneri Afrim Bilali mungopi pasi u shkarkua pas suksesit Europian, në mënyrë të çuditshme.

Ekipi durrsak fitoi mbrëmjen e së mërkurës 69-63 ndaj Partizanit në “Asllan Rusi”, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, duke mbyllur këto përballje me rezultatin 2-0.

Ndërkohë që ende në dilemë mbetet emri i finalistit të dytë, pasi Tirana fitoi 82-75 ndaj “Goga Basket” gjysmëfinalen tjetër luajtur në “Fahrie Hoti”, duke barazuar në 1-1 serinë e takimeve dhe duke e shtyrë në një tjetër ndeshje përcaktimin e finalistes.

Në “Asllan Rusi”, përballja mes Teutës dhe Partizanit ka qenë mjaft e luftuar dhe të kuqtë bënë shumë rezistencë deri në pranimin e humbjes. Me gjithë përpjekjet, skuadra e Partizanit nuk ishte mjaftueshëm në lartësinë e Teutës, që pas Kupës dhe Superkupës synon edhe trofeun e tretë sezonal, titullin kampion.

Në gjysmëfinalen tjetër, Tirana mposhti 82-75 Goga Basket, një rezultat disi surprizë, duke parë që durrsakët e mbyllën sezonin e rregullt në vendin e parë. Gjithsesi, bardheblutë bënë një ndeshje mjaft të mirë duke i shtuar emocionet dhe rivalitetin kësaj gjysmëfinaleje. Sfida e tretë, ajo që do të përcaktojë finalistin e dytë, do të luhet pas 3 ditësh në Durrës.